Problemi më i madh për meshkujt në këtë kohë karantine është prerja e flokëve.
Mungesa e berberëve në këtë kohë po vërehet shumë, transmeton Gazeta Sinjali.
Përkundër se ka para shumë, futbollisti i Barcelonës, Luis Suarez është në hall për një berber.
Gruaja e tij, Sofia ka publikuar një fotografi të Suarezit, ku shihet se flokët i janë rritur shumë.
Suarez është njëri nga lojtarët e paktë që ka përfituar nga koronavirusi. Ai pritej të mungonte deri në fund të sezonit, por për shkak të pezullimit të futbollit, Suarez ka arritur të rikuperohet dhe të jetë I gatshëm për pjesën tjetër të sezonit./Gazeta Sinjali/