Dy ditë më parë u lirua nga burgu legjenda e futbollit, Ronaldinho.
Ai po mbahej në një burg në Paraguaj pasi u kap me dokumenta falso, transmeton Gazeta Sinjali.
Siç raporton ‘TNT Sport’, paratë e lirimit të Ronaldinhos erdhën ngan jë llogari e Barcelonës, transmeton Gazeta Sinjali.
“Paratë për lirimin e Ronaldinhos, erdhën nga një llogari në Barcelonë. Nuk ka një emër dërguesi dhe as që mendohet të jenë paratë e tij pasi gjendja e tij ekonomike është zero”– kështu shkruan media “TNT Sport” në një nga artikujt e saj të fundit.
Ende nuk është bërë zyrtare se kush i ka dhënë paratë për lirimin e Ronaldinhos dhe vëllait të tij./Gazeta Sinjali/