image Parashikimi i motit për sot, pritet të ketë reshje shiu

Kosovë

Parashikimi i motit për sot, pritet të ketë reshje shiu

news image

Gjatë ditës së sotme parashihet të ketë aktivitet të vazhdueshëm të disa elementeve meteorologjike, duke bërë që gjendja në Troposferë të ndryshojë, e pasuar me kushte për reshje shiu, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

“Reshjet do të jenë intensitetit mesatar dhe vende-vende parashihen edhe shkarkime rrufesh. Indeksi UV vazhdon të mbetet i lartë, prandaj kujdes nga rrezet direkt të diellit, sidomos në orët e mesditës”, thuhet në njoftim, transmeton Gazeta Sinjali.

Kurse, temperaturat pritet të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius.

Po ashtu, ky instituti njofton se gjatë ditës së sotme do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-8 m/s.

“Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë relativisht të mira”, përfundon njoftimi i IHMK-së./Gazeta Sinjali/