image Parashikimi i motit për sot, diell dhe vranësira

Kosovë

Parashikimi i motit për sot, diell dhe vranësira

news image

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot parashihet mot me diell dhe vranësira të pjesshme, kryesisht për rreth maleve.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-33 gradë Celsius.

“Indeksi UV vazhdon ti mbaj vlerat e larta dhe këshillat e  IKSHP mbeten në fuqi”, thuhet në njoftim.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit e lehtë dhe lokalisht e fortë.

/Gazeta Sinjali/