image Parashikimi i motit, paralajmërohen reshje bore

Kosovë

Parashikimi i motit, paralajmërohen reshje bore

news image

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java që fillon do të jetë me mot të mirë dhe me temperatura të ngjashme si në ditët e fundit.

Ndërkohë, në juglindje dhe lindje të vendit ka mundësi të ketë riga shiu.

“Nga dita e martë i gjithë vendi do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik. Kjo situatë nuk do të zgjasë por do të krijohen kushte për reshje shiu dhe bore në viset e ulëta dhe mesatare, kurse në viset e larta parashihen reshje bore”, thuhet në njoftimin e IHK-së.

Ndërkaq, temperaturat do të bien në mesditë deri në 5 gradë.

Minimalet gjatë javës do të lëvizin ndërmjet -3 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugut dhe verilindjes me shpejtësi 1-8 m/s.

Mund të jetë një imazh i harta

/GazetaSinjali/