image Parashikimi i motit për nesër/ Prapë reshje shiu

Kosovë

Parashikimi i motit për nesër/ Prapë reshje shiu

news image

Instituti Hidrometeorologjik ka bërë të ditur se reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve vijuese në vend.

Vranësirat do të vazhdojnë të mbesin të dendura, duke mundësuar edhe reshje shiu në ditët vijuese.

Në vise malore me lartësi mbi 850 m mbi nivel të detit, temperaturat janë më të ulëta dhe ekzistojnë kushtet që pos shiut të bien edhe fjolla të lehta bore.

Nesër minimalet do të lëvizin ndërmjet 6-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-12 gradë Celsius./GazetaSinjali/