image Parashikimi i motit për javën që po hyjmë

Kosovë

Parashikimi i motit për javën që po hyjmë

news image

Të hënën, nesër, në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me diell, ndërsa të martën do të ketë vranësira dhe vende-vende reshje të dobëta shiu, shkruan Gazeta Sinjali.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të mërkurën parashihen vranësira të pjesshme dhe ngritje graduale të vlerave maksimale. Dita e enjte dhe e premte parashihet kryesisht me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 deri 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-24 gradë Celsius”, njofton IHMK-ja.

Do të fryjë erë e lehtë nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-7m/s. /Gazeta Sinjali/