image Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme, temperaturat do të arrijnë deri në 33 gradë Celsius

Kosovë

Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme, temperaturat do të arrijnë deri në 33 gradë Celsius

news image

Gjatë dy ditëve të ardhshme, në Kosovë parashihet të mbajë mot kryesisht me diell, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Ky institut parashikon se në pjesën veriore të Rrafshit të Dukagjinit, të enjten, do të ketë mundësi për riga afatshkurta të shiut, ndërsa pjesa tjetër e territorit të vendit do të mbetet nën ndikimin e rrezeve të diellit.

“Gjatë ditëve të ardhshme do të mbajë mot kryesisht me diell. Në pjesën veriore të Dukagjinit të enjten do të ketë mundësi për riga afatshkurta të shiut, ndërsa pjesa tjetër e territorit mbetet nën ndikimin e rrezeve të diellit. Vranësira të pakta pritet të ketë vetëm për gjatë relievit malor”, thuhet në parashikimin e IHMK-së.

Temperaturat gjatë këtyre dy ditëve pritet të arrijnë deri në 22 gradë Celsius.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33 gradë Celsius.”

Meteorologët parashikojnë se indeksi i rrezeve ultra-vjollcë do të mbetet i lartë, prandaj këshillohet mbrojtja nga rrezet direkt të diellit prej orës 9-17.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8 m/s./Gazeta Sinjali/