image Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme, mos dilni pa çadër

Kosovë

Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme, mos dilni pa çadër

news image

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me riga shiu të cilat do të përfshijnë të gjithë territorin e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Në njoftimin e IHMK-së thuhet se në viset malore me lartësi mbi 850m, reshjet e shiut do të shoqërohen edhe me fjolla bore.

Temperaturat do të lëvizin ndërmjet 6-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet më tutje në njoftim./GazetaSinjali/

Mund të jetë një imazh i harta