image Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Kosovë

Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

news image

Instituti Hidrometeorologjik ka bërë të ditur se gjatë dy ditëve të ardhshme parashihet të mbajë mot i vranët, por me intervale me diell.

Sipas këtij instituti, temperaturat do të arrijnë deri në 12 gradë Celsius, shkruan Gazeta Sinjali.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9 deri në 10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11 deri në 12 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Meteorologët paralajmërojnë se do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-8 m/s, transmeton Sinjali./Gazeta Sinjali/