image Si do të jetë moti këtë fundjavë

Kosovë

Si do të jetë moti këtë fundjavë

news image

Dita e sotme në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat në pjesën e dytë të ditës vende-vende do të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh, transmeton Gazeta Sinjali.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius.

Ndërsa sa i përket parashikimit për nesër, pritet qw temperaturat të arrijnë deri në 29 gradë Celsius.

Moti për dy ditët e ardhshme në Kosovë do të jetë me diell dhe vranësira, të cilat në pjesën e dytë të ditës vende-vende do të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh, ku temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-8 m/s.

“Indeksi UV mbetet në vlerat e rrezikut, prandaj sugjerohet që nga ora 9-17 mundësisht të mos ju ekspozohemi rrezeve direkte të Diellit”. /GazetaSinjali/