image Parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme në Kosovë

Kosovë

Parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme në Kosovë

news image

Ditët e ardhshme në Kosovës pritet të karakterizohen me mot më të ngrohtë dhe me reshje të dobëta shiu, për shkak të depërtimit të rrymave më të ngrohta ajrore nga Mesdheu shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Prishtina Weather temperaturat e ajrit në ditët e ardhshme do të luhaten përreth vlerave mesatare për këtë periudhë kohore.

“Minimale nga 6C deri 11C, e maksimalet nga 22C deri 27C”, thuhet në njoftimin e PW.

Shërbimi i meteorologjisë njofton se të enjten do të mbretërojë mot kryesisht me diell, mirëpo nga dita e premte kalimi i një cikloni atlantik në veri të rajonit sjellë sërish kushte për reshje të shiut, të premten mbrëma dhe ditën e shtunë.

Sipas PW, nga dita e diel do të mbajë mot edhe më i ngrohtë, kryesisht me diell./Gazeta Sinjali/

Parashikimi për periudhën 4-8 qershor:

4.06 – Kryesisht me diell, më ngrohtë dhe erë.

5.06 – Ngrohtë, kryesisht me vranësira. Vonë pasdite dhe në mbrëmje vende-vende priten reshje të dobëta shiu. Shiu do të vazhdojë edhe gjatë natës.

6.06 – Herët në mëngjes reshje të dobëta shiu. Ditën ngrohtë, pjesërisht vranët me reshje lokale shiu dhe mundësi për bubullima.

7.06 – Ngrohtë dhe kryesisht me diell. Pasdite vende-vende mundësi për riga lokale shiu.

8.06 – Shumë ngrohtë, pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell.

Temperaturat e ajrit në ditët e ardhshme do të luhaten përreth vlerave mesatare për këtë periudhë kohore. Minimale nga 6C deri 11C, e maksimalet nga 22C deri 27C.

Në krahasim me ditët e shkuara kur kishim erëra më të freskët veriore, ditëve në vijim do të fryjë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 7-13m/s.

Shtypja atmosferike do të zbres nën vlera normale.