image Parashikimi i motit: Në këto zona sot mund të bie borë

Kosovë

Parashikimi i motit: Në këto zona sot mund të bie borë

news image

Fundjava me mot të ndryshueshëm, vranësira e shi, si dhe intervale me diell. Të dielën më ftohtë, viseve kodrinore-malore mundësi edhe për borë, parashikon “Prishtina Weather”.

Datat:
3.04 – Më ftohtë, kryesisht me vransira, ditën edhe intervale me diell. Herë herë me reshje lokale shiu, e viseve kodrinoro-malore edhe të reshura bore.

4.04 – Kryesisht me vransira, kohëpaskohe me mundësi për reshje lokale shiu, me gjasë orëve të pasdites.

5.04 – Kryesisht me vransira, ditën edhe intervale me diell. Mundësi për riga lokale shiu.

6.04 – Kryesisht me diell. Pasdite vonë përreth viseve malore mundësi për riga lokale shiu.

Temperaturat me tendencë të rënies në fundjavë, minimalet zbresin edhe deri në 0C ditën e diel, e më pas në rritje. Maksimalet zbresin në 9C ditën e diel, e më pas në rritje deri në 16C të mërkurën.

Ditën e shtunë erërat do të jenë mjaft të fuqishme me hove edhe deri në 20m/s, me drejtim nga jugperëndimi, e ditën e diel fillojnë të qetësohen e frynë edhe nga verilindja.

Shtypja atmosferike në ditët e ardhshme në rritje.

/GazetaSinjali/