image Parashikimi i meteorologëve për të enjten

Kosovë

Moti/ Parashikimi i meteorologëve për të enjten

news image

Të enjten në Kosovë pritet të kemi mot mjaft të ndryshueshëm me shtim të vranësirave të cilat do të kushtëzojnë reshje të herëpashershme shiu.

Vende-vende priten rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Në disa intervale priten reshje intensive shiu si dhe pritet të kemi ulje të theksuara të temperaturave. Reshje më intensive priten në perëndim të Kosoves

Në Shqipëri nesër pritet të mbajë mot mjaft jostabil, me zhvillime të fuqishme të vranësirave të cilat vende-vende do të sjellin rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë dhe vërshime afatshkurtëra.

Edhe në Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi nesër pritet përkeqësim i motit, me reshje shiu, ulje të temperaturave dhe vende-vende rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë. Në majat më të larta malore do të paraqiten reshjet e para të dëbores.

Të Premtën në tërë rajonin do të ketë ndërprerje të të reshurave me përjashtim të disa rajoneve në Shqipëri, por do të mbajë mot i freskët me intervale kohore me diell, vranësira dhe erëra të freskëta veriore.

Të shtunën gjatë dites pritet stabilizim afatshkurtër i motit, por pasdite vonë dhe në mbrëmje priten reshje të reja lokale shiu. /Gazeta Sinjali/