Paraqitja e radhës e Nasim Haradinajt para Dhomave të Specializuara në Hagë do të mbahet më 8 janar 2021 në orën 15:00, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmi është konfirmuar nga Dhomat e Specializuara përmes një njoftimi për media.
“Sikurse është njoftuar në kalendarin e Gjykatës, paraqitja e mëtejshme e Nasim Haradinajt është caktuar për datën 8 janar 2021 në orën 15:00. Gjatë pjesës së parë të seancës, z. Haradinaj do t’i kërkohet të vetëdeklarohet fajtor ose i pafajshëm në lidhje me akuzat kundër tij të paraqitura në Aktakuzën e konfirmuar, në përputhje me rregullën 92(2)(c) të Rregullores.
Nëse i akuzuari nuk vetëdeklarohet në lidhje me fajësinë ose pafajësinë, gjykatësi i procedurës paraprake bën deklarim pafajësie në emër të të akuzuarit, në përputhje me rregullën 92(2)(f) të Rregullores. Pjesa e dytë e seancës do të shërbejë si konferencë e parë për ecurinë e çështjes. Këtu do të gjeni urdhrin për caktimin e datës së kësaj seance”, thuhet në njoftim.
Dje, në paraqitjen e tij të parë para gjykatësit të procedurës paraprake, Giju, Nasim Haradinaj, vendosi të vetëdeklarohet në lidhje me fajësinë ose pafajësinë brenda 30 ditësh. /Gazeta Sinjali/