Një tjetër rast i dyshuar me koronavirus është paraqitur sot rreth orës 14:00 në Spitalin Infektiv në Tiranë.
Siç raportojnë mediat në Shqipëri, një grua ishte paraqitur në një spital privat për të marrë mjekim dhe i është rekomanduar që të shkojë në Spitalin Infektiv për të bërë analizat e Covid-19.
51-vjeçarja nuk pranohet nga Spitali Infektiv sepse sipas tyre duhet të vinte me autoambulancë.
Pas refuzimit të personelit mjekësor, gruaja është dërguar te urgjenca e infektivit në QSUT.
Mësohet se pacientja ka patur disa simpotoma që prej datës 9 mars.
Ndryshe, deri tani në Shqipëri, sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë konfirmuar rreth 33 raste të infektimit nga koronavirusi, ndërsa një grua nga Durrësi ka ndërruar jetë./GazetaSinjali/