image Paralajmëron Presidenca: Në Ukrainë, ditët në vazhdim nuk do të jenë të lehta

Botë

Paralajmëron Presidenca: Në Ukrainë, ditët në vazhdim nuk do të jenë të lehta

news image

Këshilltari presidencial ukrainas, Oleksiy Arestovych, ka thënë se luftime të ashpra priten ende në lindje të Ukrainës, afër Mariupolit dhe në jug të vendit.

Arestovych ka paralajmëruar se përpjekja ushtarake nuk do të jetë e lehtë në ato rajone, raporton CNN – transmeton Gazeta Sinjali.

“Unë mendoj se ne do të marrim Mariupolin, Ukrainën lindore dhe jugun. Por, dëgjoni me kujdes , nuk do të jetë e lehtë atje”, tha ai.

Arestovych dhe zyrtarë të tjerë të lartë ukrainas kanë shtuar thirrjet ditët e fundit që SHBA dhe aleatët e saj të ofrojnë më shumë armatime të rënda . 

Duke folur gjatë konferencës së tij të përditshme, Arestovych tha se drejtimet kryesore të ushtrisë gjatë ditës së kaluar ishin rajoni i Kievit, ku trupat ukrainase rimorën më shumë se 30 vendbanime nga kontrolli rus. 

“Ne konfiskojmë shumë pajisje që janë bosh, pa karburant dhe ia transferojmë Forcave të Armatosura të Ukrainës. Domethënë, ofensiva po shkon mirë”, shoti ai.

Arestovych,m i cili jep informacione të rregullta në televizionin ukrainas,  gjithashtu u bëri thirrje njerëzve që t’i kthehen jetës normale, duke thënë: “Në ato zona që janë çliruar nga armiku, që nuk përbëjnë një kërcënim të menjëhershëm, dhe aq më tepër në qytetet Qendrore dhe Ukraina perëndimore ose në Lindje dhe në qendër të Ukrainës, ku nuk ka asnjë kërcënim të menjëhershëm, rimëkëmbja ekonomike është kritike për rivendosjen e jetës normale sociale dhe politike, madje edhe të jetës psikologjike”.

/GazetaSinjali/