image Paralajmërohet vendosja e një shtatoreje tjetër të Skënderbeut në Prizren

Kosovë

Paralajmërohet vendosja e një shtatoreje tjetër të Skënderbeut në Prizren

news image

Shoqata “Trojet e Arbrit” ka njoftuar se pas vendosjes së shtatores së Skënderbeut në Prizren, do të vendosin një tjetër nën kalanë e Prizrenit, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, ky projekt tashmë është i gatshëm dhe se do të ketë një lartësi prej 11 metra që do të ndërtohet me strukturë metali, ku do të vishet me një shtresë prej 3-4 cm beton.

Njoftimi i plotë:

Njoftim i Shoqatës “Trojet e Arbrit”

Murana e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut në debat public

Shoqata “Trojet e Arbrit” njofton të gjithë shqiptarët anë e kënd trojeve shqiptare dhe nga diaspora atdhetare që të marrin pjesë në Debat Publik prej sot më, 1 dhjetor 2020 e deri më, 30 dhjetor 2020 lidhur me Muranën që do ta vendosim në pjesën shkëmbore nën Kalanë e Prizrenit në vitin 2021.Projekti tani më është i gatshëm.Murana do të jetë më një lartësi prej gjithsejt 11 metra dhe do të ndërtohet me strukturë metali,ku do të vishet me një shtresë prej 3-4 cm beton ku do të ketë edhe isolacionet përforcuese për të ruajtur jetëgjatësinë e monumentit. I gjithë ndërtimi dhe modelimi do të kryhet në vendndodhje.Si fillim do të montohët baza mbështetëse në shkëmb,me ndihmën e skeleve do të kryhet i gjithë ndërtimi dhe modelimi i muranës madhështore. E gjithë puna do të zgjasë në një periudhe kohore prej 4 deri 5 muaj në varësi të motit.Skulptori do të ketë në ndihmë 3-4 punëtor deri në përfundim.Vendndodhja e skulpturës është e rimenduar në harmoni të plotë me faqën e malit ku do të shkrihet në shkëmb dhe do të ketë të njejtën ngjyrë gjithashtu edhe me ambientin që e rrethon.Kjo skulpturë mund të kthehët në Ikonën e qytetit dhe në një pelegrinazh nga vizitorët në qytetin e Prizrenit.Te gjithë ju qe keni vërejtje sugjerime dhe kritika se çka mundemi me ndryshuar në këtë projekt mundeni ti dergoni në këtë email adresë deri më, datën 30 dhjetor 2020 ku qe nga 1 janari 2021 do te fillojmë me procedura konkrete.Kritikat,sugjerimet dhe vërejtjet munde ti dërgoni në këtë email adresë: [email protected]

Ju mirpret Shoqata atdhetare kulturore dhe shkencore” Trojet e Arbrit”. /Gazeta Sinjali/