Një marsh për Astrit Deharin, pritet të ndodhë gjatë ditëve në vijim. Organizimi i marshit vije pas konkluzioneve të raportit zvicëran lidhur me vdekjen e Astrit Deharit në qendrën e paraburgimit në Prizren, në nëntor të vitit 2016.
Iniciativa për marshin solidarizues ka nisur në rrjetet sociale, ku edhe thuhet se për ditën e marshimit për Astrit Deharin qytetarët do të njoftohen me kohë.
“Luteni që të përcjellni faqen Unë jam Astriti. Shpërndajeni fjalën sa më shumë tek shoqëria. Institucionet duhet ta dëgjojnë zërin e qytetarëve për drejtësi”, thuhet në njoftim.
Astrit Dehari ishte arrestuar si i dyshuar për sulmin mbi ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, e që Prokuroria atëkohë e kishte cilësuar si vepër penale e terrorizimit./Gazeta Sinjali/