Nga java tjetër pritet të hiqen masat kufizuese për bizneset hoteliere dhe turistike.
Kështu është bërë e ditur në takimet e mbajtura mes përfaqësuesëve të Odës Hoteliere dhe Turistike të Kosovës nga rajonet e Kosovës nën udhëheqjen e kryetarit Hysen Sogojeva.
Gjithashtu, OHTK, paralajmëron se edhe sallat e mëdha të dasmave do të hapen, por gjithmonë duke iu përmbajtur rregullave të parapara nga manuali, që është dorëzuar në Qeverinë e Kosovës. /GazetaSinjali/