image Paralajmërohet falimentim i bonove ruse

Botë

Paralajmërohet falimentim i bonove ruse

news image

Agjencia kryesore e vlerësimit ka paralajmëruar se Rusia ka të ngjarë që së shpejti të mos paguajë borxhet e saj, pasi ajo uli më tej bonot e vendit.

Fitch Ratings uli vlerësimin e saj për Rusinë pothuajse në fund të shkallës së saj, vetëm disa ditë pasi e uli atë nga statusi i investimit.

Kjo është goditja e fundit për aftësinë kreditore të vendit në vazhdën e pushtimit të Ukrainës.

Këtë javë, Moska tha se pagesat e saj të bonove mund të ndikohen nga sanksionet, shkruan BBC.

Rritja e mëtejshme e sanksioneve dhe propozimet që mund të kufizojnë tregtinë në energji, rrisin mundësinë e një përgjigjeje politike nga Rusia që përfshin të paktën mospagimin selektiv të detyrimeve të saj të borxhit sovran“, thuhet nga Fitch.

Njoftimi nga Fitch erdhi pasi ShBA-ja dhe Britania e Madhe thanë se do të ndalojnë naftën ruse, pasi ato rritin reagimin ekonomik ndaj pushtimit të Ukrainës.

Presidenti i SHBA Joe Biden tha se masa kishte në shënjestër “arterien kryesore të ekonomisë ruse“.

Ndërkohë, Bashkimi Evropian tha se do t’i japë fund varësisë së tij në gazin rus.

Si një eksportues kryesor i energjisë, masat synojnë të godasin financat e Moskës, megjithëse ekspertët paralajmërojnë se kjo ka të ngjarë të rrisë çmimin e naftës dhe gazit natyror në tregjet globale.

/GazetaSinjali/