Rrjetet sociale u bënë të bezdisshëme gjatë kësaj fundjave, më saktësisht për lajmin që Adele dhe Beyoncé po vijnë në një bashkëpunim me frontmenin e ‘Coldplay’, Chris Martin.
E gjitha filloi kur frontmeni i ‘One Republic’, Ryan Tedder, i tha radiostacionit Z100 në New York që kjo po ndodhte në albumin e ri të këtij grupi.
“Kemi një këngë të Beyonce and Adele, me Chris Martin që luan solo në piano”, ka thënë Tedder.
I njëjti ka bashkëpunuar më herët me Beyoncen për këngën “Halo” e po ashtu edhe me Adele për këngën “Rumor Has It”, teksa dueti i tyre do jetë pjesë e albumit të tij të ri.
Adele ka deklaruar kohë më parë se është adhuruese e Beyonces dhe në çmimet ‘Grammy’ dëshironte të ndante kupën e saj me të, pasi albumi “Lemonade” meritonte çmimin “Albumi i vitit”, sipas artistes 31-vjeçare.
Ky bashkëpunim mes dy divave të muzikës botërore pritet prej shumë kohësh dhe kjo natyrisht se do ishte një surprizë mëse e bukur nga ana e tyre./Gazeta Sinjali/