Kreu i Departamentit të Mikrobiologjisë në Institutin Helenik Paster, dr. Andreas Mentis thotë se nëse brenda verës nuk gjendet një vaksisë, në dimrin e ardhshëm ne do të përballemi me atë që ai e quan një pandemi reale.
“Siç e dimë një epidemi mund të ndalohet nga vaksinimi dhe ka disa mesazhe shpresëdhënëse në këtë drejtim se vaksinat e para do të jenë të disponueshme në vjeshtë ose më pas. Le të shpresojmë se kjo do të ndodhë, përndryshe ne do të përballemi me një pandemi reale”, thotë Mentis.
Pandemi reale mund të jetë një infektim masiv i popullsisë. Sipas mjekut në fjalë vera mund të lehtësojë barrën e infektimit dhe të risjellë normalitein, por virusi mesa duket do të jetë sezonal.