image Parakalimi i FSK-së dhe Policisë së Kosovës në sheshin “Nëna Terezë”

Kosovë

Parakalimi i FSK-së dhe Policisë së Kosovës në sheshin “Nëna Terezë”

news image

Kuadratet e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës kanë parakaluar në sheshin “Nëna Terezë”, në Prishtinë.

Ky parakalim i forcave u bë me rastin e 14 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Me këtë rast, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se teksa kuadratetet e FSK’së dhe Policisë së Kosovës do të marshojnë në shtetet e Prishtinës, do të kujtohet sakrifica e brezave të shumtë për liri, sakrifica e dëshmorëve dhe ish-presidenti Ibrahim Rugova.

Ajo tha se Ushtria e Kosovës që do të parakalojë sot në sheshet e Prishtinës është e përgatitur për të mbrojtur territorin e Kosovës.

Ndërsa, kryeministri Albin Kurti i uroi 14 vjetorin e pavarësisë Ushtrisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës.

/GazetaSinjali/