image Paraburgim për dy të dyshuarit e grabitjes në Shtime

Drejtësi

Paraburgim për dy të dyshuarit e grabitjes në Shtime

news image

Gjykata Themelore në Ferizaj përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit A.T. dhe A.M., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale grabitje, thuhet në njoftimin dërguar mediave, transmeton Sinjali.

Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të rënda, Ibrahim Idrizi, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të dyshuarve e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitës së nenit 187 të Kodi i Procedurës Penale dhe të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj”, bëhet e ditur në njoftim.

Ndryshe, Sinjali ka raportuar i pari për arrestimin e të dyshuarve për këtë grabitje. Tashmë në prangat e policisë ndodhet edhe i dyshuari i tretë vëllai i A.T, bëhet fjalë po ashtu për A.T./Sinjali/