image Ky është grupi i të dyshuarve për grabitje të armatosur në Shtime

Kosovë

FOTO/ Ky është grupi i të dyshuarve për grabitje të armatosur në Shtime

news image

Policia ka arrestuar të gjithë pjesëtarët e grupit të dyshuar për përfshirje në grabitjen e armatosur në Shtime.

Në këtë ngjarje kishte mbetur i vrarë në vend Fehmi Gashi, ndërsa tre të tjerët ishin arratisur nga vendi i ngjarjes, natën kur ndodhi grabitja.

Sinjali ka raportuar i pari, ekskluzivisht për këtë ngjarje.

Dje, fillimisht ishte arrestuar A.T në lagjen “Dardania” në Prishtinë ndërsa sot është arrestuar edhe vëllai i tij A. T. (emra të njohur për redaksinë)

Nuk ka kaluar shumë kohë, gjatë ditës së sotme, forcat e rendit kanë prangosur edhe personin e tretë dhe të fundit të grupit me inicialet A. M. (emër i njohur për redaksinë)

Sinjali sjell ekskluzivisht fotografitë e tre të dyshuarve për vjedhje. /Sinjali/

A.T
A.T

A.M

A.T dhe A.T

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.