image Paraburgim për 21-vjeçarin që hodhi gaz lotsjellës në koncertin e Bregoviqit

Shqipëri

Paraburgim për 21-vjeçarin që hodhi gaz lotsjellës në koncertin e Bregoviqit

news image

I dyshuari për hedhjen e gazit në Festën e Birrës, Redon Leka do të qëndrojë në burg, shkruan Gazeta Sinjali.

Në seancën që u mbajt sot, Gjykata aprovoi kërkesën e Prokurorisë për paraburgim.

Leka u arrestua si i dyshuar për hedhjen e gazit lotsjellës gjatë koncertit në natën finale ku performoi këngëtari serb, Goran Bregoviq, në festën e birrës në Korçë.

Gazi lotsjellës u hodh në tre drejtime të ndryshme në shesh, duke lënduar disa persona.

Megjithatë, koncerti vazhdoi normalisht, ndërsa Bregoviq nuk e ndërpreu performancën në skenë. /GazetaSinjali/