image Para takimit me Vuçiqin, Kurti takon Ali Ahmetin

Politikë

Para takimit me Vuçiqin, Kurti takon Ali Ahmetin

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur ditën duke e takuar liderin e BDI-së, Alhi Ahmeti.

Nga disa pamje të publikuara në media, shihet se në ambientin e hotelit ku po qëndron delegacioni i Kosovës, Kurti ka takuar Ahmetin.

Në takim shihen zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku dhe ministri i Punëve të jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Paraprakisht, sot Ali Ahmeti ka takuar edhe të dërguarin special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka nisur ditën duke e takuar liderin e BE-së, Ali Ahmeti.

Rreth orës 10:00 pritet që të fillojnë takimet zyrtare për procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

/GazetaSinjali/