image "Para ose t'i publikojmë fotografitë", dërgohen në mbajtje dy gjakovarë që shantazhuan një vajzë

Kosovë

Raport/ “Para ose t’i publikojmë fotografitë”, dërgohen në mbajtje dy gjakovarë që shantazhuan një vajzë

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar, pasi përmes rrjeteve sociale ata kishin shantazhuar një vajzë, gjatë ditës së djeshme rreth orës 12:55 në rrugën “Nënë Tereza” në Gjakovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas policisë, të dyshuarit i kishin kërkuar të holla vajzës, në mënyrë që të mos ia publikojnë disa fotografi të saj.

Andaj, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/