image Para dy ditësh tha se u kërcënua nga Sami Lushtaku, plagoset avokati, Gazmend Halilaj

Kosovë

Siguri/ Para dy ditësh tha se u kërcënua nga Sami Lushtaku, plagoset avokati, Gazmend Halilaj

news image

Avokati, Gazmend Halilaj është plagosur para shtëpisë së tij, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë Halilaj e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook, ku shkroi se” Vëllezër para shtëpisë time ke, gjujtën mem vra. Kam plagë në trup”, shkroi HalilaJ.

Para dy ditësh kishte një fjalosje me Sami Lushtakun, ku Halilaj tha se u kërcënua nga Lushtaku, i cili tha se është nisur në drejtim të tij.

“Miq Sami Lushtaku më kanosi, dhe sipas tij u nus në drejtim timin. Hajde O Sami Lushtaku je vetëm një leckë për mua, hajde”, ka shkruar Halilaj.

Halilaj kishte reaguar ndaj ndihmave që i dha PDK në Skënderaj, ku kishte shkruar se “SAMI LUSHTAKU ndihmat që i dha, ndoshta i bëri me një pjesë të 1 milion e 400 mijë markave gjermane të mërgimtarëve tanë që i ndanë për UÇK-në, që i mori në Tërdec të Drenasit në ora 05:00 të mëngjesit në Qershor të vitit 1999 me Jeset Lushtakun, e që ato para më nuk është ditur nga kanë shkuar…!?”/Gazeta Sinjali/