image Para Barçës, Arsenali llogaritet favorit për të fituar Europa Ligën këtë sezon

Futboll

Para Barçës, Arsenali llogaritet favorit për të fituar Europa Ligën këtë sezon

news image

Kampanja e Europa League për sezonin 2022-23 pritet të jetë një nga më interesantet e viteve të fundit.

Kjo pasi shumë skuadra të mëdha evropiane do të garojnë për gjysmën e dytë të sezonit në Europa League.

Barcelona, Arsenal, Manchester United e Roma janë vetëm disa nga skuadrat e mëdha që do të bëjnë pjesë në fazën eliminuese të Ligës së Evropës për këtë sezon, shkruan Sinjali Sport.

Gara mund të bëhet edhe më e ashpër në këtë kompeticion, pasi aty mund t’i bashkohet edhe Juventusi – të cilët nuk e kanë siguruar ende kualifikimin, teksa edhe klubi tjetër anglez, Tottenham gjithashtu nuk ka asgjë të garantuar deri në xhiron e fundit në fazën grupore të Ligës së Kampionëve.

Bastet kanë dhënë tashmë kuotat me skuadrat aktuale që janë konfirmuar në fazën eliminuese të Ligës së Konferencës.

Arsenali llogaritet favorit për fitimin e Europa Ligës këtë edicion, e ndjekur pas nga Barcelona dhe Manchester United.

‘Gunners’ kuototen me 10/3 për ta fituar kompeticionin, e pasuar nga Barcelona me 9/2 dhe Manchester United 5/1.

Treshja spanjolle Real Sociedad (14/1), Real Betis (16/1) dhe Sevilla (16/1) zënë pozitat e mëposhtme për shanset e fitimit të kompeticionit, kurse Roma, e cila fitoi Ligën e Konferencës së Evropës nën drejtimin e Jose Mourinhos sezonin e kaluar, tani është 20/1 për të fituar trofeun.

Arsenali e ka nisur furishëm edicionin 2022-23, duke qenë lider i Premier Leagues pas 11 xhirove të para, me 28 pikë të mbledhura.

/GazetaSinjaliSport/