image Papa Françesku kritikon çiftet e reja: Preferojnë të mbajnë qen dhe nuk duan fëmijë

Botë

Papa Françesku kritikon çiftet e reja: Preferojnë të mbajnë qen dhe nuk duan fëmijë

news image

Deklarata e Papa Françeskut, se “në vend të fëmijëve, njerëzit preferojnë të mbajnë qen ose mace. Është paksa një dashuri e programuar, një dashuri pa kushte dhe probleme”, ka nxitur disa shoqata, të cilat operojnë çdo ditë në fushën e mbrojtjes së kafshëve, të dalin në terren.

Midis tyre, Carla Rocchi nga Enpa (Autoriteti Kombëtar për Mbrojtjen e Kafshëve) cili argumenton se konkurrenca midis fëmijëve dhe kafshëve shtëpiake është inekzistente.

“Nuk është hera e parë që Francesco vë kafshët kundër fëmijëve. Dhe ai e ka gabim, sipas një raporti të Eurispes në maj 2022”, është shprehur ajo.

Sipas asaj që raportohet në analizë, janë kryesisht çiftet me fëmijë dhe familjet që kujdesen më shumë për qentë. Presidentja kombëtare e Enpa-s, Carla Rocchi, përveç ripërsëritjes se Papa u shpreh gabim, shpjegon se veçanërisht çiftet me fëmijë kërkojnë më tepër të adoptojnë qentë.

“Dashuria për kafshët është një vlerë absolute në vetvete. Të kesh ose të mos kesh fëmijë, gjë që, siç konfirmojnë të dhënat e Eurispes, nuk paraqet pengesë”, ka thënë ajo.

/GazetaSinjali/