image Papa Françesku kërkon nga liderët botërorë të heqin dorë nga armët bërthamore

Botë

Botë/ Papa Françesku kërkon nga liderët botërorë të heqin dorë nga armët bërthamore

news image

Papa Françesku kërkoi që udhëheqësit botërorë të heqin dorë nga armët atomike dhe doktrinën e frenimit të epokës së Luftës së Ftohtë, duke thënë se grumbullimi i armëve bërthamore zvogëlon sigurinë, harxhon para dhe kërcënon njerëzimin.

Francis foli për shkatërrimin e këtyre armëve teksa e vizitoi Nagasakin, vendin e dytë të dy bombave atomike amerikane të vitit 1945 në Japoni.

Pasi vunë një kurorë me lule dhe u lutën në këmbët e memorialit për viktimat, Françesku tha se vendi qëndron si një kujtesë e rreptë “e dhimbjes dhe tmerrit që ne qeniet njerëzore jemi të aftë t’i bëjmë njëri-tjetrit.”

Francis vizitoi Nagasakin dhe më vonë Hiroshimën, në fillimin e udhëtimit të tij tre-ditor në Japoni me qëllim të theksimit të thirrjes së tij për një ndalim global të armëve atomike./Gazeta Sinjali/