image Papa Françesku kërkon falje pasi ia goditi duart një gruaje

Botë

Video/ Papa Françesku kërkon falje pasi ia goditi duart një gruaje

news image

Papa Françesku ka kërkuar falje për rrahjen e duarve të një gruaje, e cila e kapi dhunshëm atë gjatë evenimentit për Vit të Ri në St. Peter’s Square.

Videot e bëra nga televizioni i Vatikanit, shfaqën pamjet ku Papa i nervozuar ka goditur duart e gruas.

Papa gjatë fjalimit të tij për Vitin të Ri kërkoi falje duke thënë: “Dashuria na bënë ne të kemi durim. Nganjëherë ne humbim durimin, edhe unë. Më vjen keq për shembullin e keq që unë dhashë dje”.

Papa Françeskut dita e fundit e 2019-ës i ka shkuar keq me një fanse të zjarrtë të tij, e cila e kapi atë për dore e nuk e lëshonte, derisa Françesku ja goditi duart asaj.

Gjithçka po shkonte mirë deri në një pikë, kur një fanse kapi për dore Papën dhe nuk e lëshonte.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=7&v=KBjv9V1eEh4&feature=emb_title