image Papa bën thirrje: Mos e çoni njerëzimin në rrënim, filloni bisedime reale për armëpushim në Ukrainë

Botë

Papa bën thirrje: Mos e çoni njerëzimin në rrënim, filloni bisedime reale për armëpushim në Ukrainë

news image

Një tjetër apel për armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës vjen nga Papa Françesku, i cili në sheshin e Shën Pjetrit u lut para turmës së mbledhur në Vatikan për gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme të konfliktit tashmë mbi 100 ditor.

“Mbi njerëzimin ka rënë sërish makthi i luftës, që është mohimi i ëndrrës së Zotit. Popuj që vrasin njëri-tjetrin, njerëz që në vend të afrohen, duhet të largohen nga shtëpitë e tyre.

Ndërsa furia e vdekjes dhe e shkatërrimit vazhdon dhe konflikti përhapet, duke nxitur një përshkallëzim që është gjithnjë e më i rrezikshëm për të gjithë, dua të theksoj një apel drejtuar liderëve të Kombeve. Ju lutem, mos e çoni njerëzimin në rrënim.

Filloni negociatat reale, bisedime konkrete për një armëpushim dhe për një zgjidhje të qëndrueshme. Dëgjoni thirrjen e njerëzve që vuajnë, e shohim çdo ditë në media. Respektoni jetën njerëzore, ndaloni shkatërrimin makabër të qyteteve dhe fshatrave kudo. Vazhdojmë të lutemi për paqe”, tha Papa Françesku.

/GazetaSinjali/