Paniku i përhapjes së virusit vdekjeprurës CoVid-19 i ka kapluar edhe qytetarët në Kosovë, ani pse në vend nuk është konfirmuar ende asnjë rezultat pozitiv me këtë virus.
Pikërisht për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, një qytetar nga Lipjani ka mbyllur restorantin deri më datën 31 mars 2020.
“Lexova te një gazetë zvicerane që ndoshta në mbarë botën do të vdesin me miliona njerëz, deri në 15 milionë njerëz nga sëmundja e koronavirusit. Për këtë shkak restoranti jonë është mbyllur deri më datën 31 mars 2020”, thuhet në lajmërimin e restorantit.
Edhe pse deri më tani në Kosovë nuk është konfirmuar asnjë rast pozitiv me virusin Covid-19, megjithatë institucionet e vendit po ndërmarrin masat parandaluese për përhapjen e tij.
Një ndër vendimet e Qeverisë së Kosovës në mbledhjen e jashtëzakonshme e cila u mbajt mbrëmë, është mbyllja e të gjitha institucioneve arsimore deri më datë 27 mars./GazetaSinjali/