Për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, ministria e Arsimit në Greqi ka vendosur të mbyllë shkollat në Athinë dhe Selanik.
Në të gjithë vendin, autoritetet kanë vendosur mbylljen ose pezullimin e 28 institucioneve arsimore.
Po ashtu me vendim të ministrisë janë pezulluar edhe të gjitha udhëtimet shkollore të organizuara jashtë vendit, të paktën deri në 13 mars.
Pas vlerësimeve të fundit të rrezikut nga Agjencia Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve vlerësohet se rreziku i shpërthimit të COVID-19 në Greqi është i moderuar deri i lartë.
Kujtojmë se, numri i të prekurve nga koronavirusi në Greqi është rritur në shtatë siç kanë bërë me dije organet greke. Sipas specialistëve nga të shtatë personat vetëm katër prej tyre kanë qenë në zonat e Italisë së veriut kurse tre të tjerët duket se janë infektuar gjatë kontaktit me ta./GazetaSinjali/