image Panik pas tërmetit në Turqi, qytetarët mbushin rrugët

Evropë

Panik pas tërmetit në Turqi, qytetarët mbushin rrugët

news image

Shumë banorë kanë vendosur të largohen nga Izmiri, pasi ekziston frika për pasgoditje. Kjo ka sjellë trafik të rënduar, duke detyruar ministrin e Brendshëm të reagojë në rrjetet sociale.

Soylu u ka kërkuar qytetarëve që të mos përdorin automjetet personale, pasi kanë bllokuar rrugët, transmeton Gazeta Sinjali.

“Kërkesa jonë nga qytetarët tanë në Izmir, ju lutem mos përdori automjetet tuaja. Ne kemi të gjitha mjetet e nevojshme për t’iu ardhur në ndihmë, ekipet tona janë në terren. Ajo që na duhet në këtë moment të vështirë është rruga. Ju lutem na lini rrugën e lirë për të ndërhyrë”, ka shkruar ministri i Brendshëm.

Deri tani në Turqi janë konfirmuar 12 persona të vdekur dhe më shumë se 400 të plagosur. /Gazeta Sinjali/