Tre gra janë filmuar në një përleshje me grushta në një supermarket, e gjitha kjo për disa letra higjienike.
Një përleshje mësohet të ketë ndodhur në një prej supermarketeve në Chullora, Sidnei. Ulërima dëgjoheshin, ndërsa treshja përlesheshin me njëra tjetrën, në një incident i cili dukej sikur buronte nga një nënë dhe e bija e saj, të cilat po grumbullonin letra higjenike.
Lufta filloi kur një grua e tretë u përpoq të merrte një nga paketat e “çmuara” nga karroca, duke ndezur “betejën”.
E gjitha kjo vjen pasi dhjetëra mijëra australianë janë të detyruar të izolohen për shkak të frikës së koronavirusit, duke bërë që familjet e panikosura të blejnë ushqime dhe sende të domosdoshme. /Gazeta Sinjali/