image I akuzoi se po i prejnë drunjtë në tokën e tij, babë e bir rrahin një person në Pejë

Siguri

I akuzoi se po i prejnë drunjtë në tokën e tij, babë e bir rrahin një person në Pejë

news image

Mosmarrëveshjet për të drejtat pronësore shumë shpesh janë pikënisje e konflikteve në mes njerëzve. Pikërisht kjo ishte arsyeja që shkaktoi përleshjen fizike në mes tre personave mbrëmë, rreth orës 19:00, në fshatin Brestovik të Pejës, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se e gjithë situata ishte shkaktuar si pasojë e një fjalosjeje paraprake në mes 17-vjeçarit dhe viktimës.

Fjalosja, e cila shpiu në përleshje fizike kishte të bënte me një masë drunore, të cilën viktima pretendonte se i ishte prerë në pronën e tij.

Pas fjalosjes, 17-vjeçari e ka sulmuar fizikisht viktimën dhe me të vërejtur këtë situatë, ka ndërhyrë edhe babai i 17-vjeçarit dhe të dy së bashku kanë vazhduar ta grushtojnë viktimën, derisa e kanë rrëzuar atë për toke.

Sinjali mëson se nga grushtimet viktima ka pësuar lëndime të lehta në fytyrë dhe për këto lëndime i njëjti ka marrë tretman mjekësor.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe i njëjti ka urdhëruar që ndaj dy të dyshuarve të caktohet masa e ndalimit policor, ashtu që babai i 17-vjeçarit është ndaluar për 48 orë, ndërsa vetë 17-vjeçari për 24 orë.

/GazetaSinjali/