image Përleshje fizike në komunikacion, policia arreston tre persona në Gjakovë

Siguri

Përleshje fizike në komunikacion, policia arreston tre persona në Gjakovë

news image

Policia e Kosovës dje në Gjakovë ka arrestuar tre persona pas një zënke të çastit në komunikacion, shkruan Gazeta Sinjali.

Si pasoj e përleshjes njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime të lehta trupore për çka dhe i është ofruar tretmani mjekësorë.

Me urdhër të prokurorit dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, kurse i dyshuari i tretë është liruar në procedurë të rregullt.

Tutje, Policia bënë të ditur se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ali Ibra”, rreth orës 14:00.

/GazetaSinjali/