image Panik në Romë, policia qëllon një person që i kërcënonte me thikë në duar

Rajon

Panik në Romë, policia qëllon një person që i kërcënonte me thikë në duar

news image

Një moment paniku është regjistruar pasditen e së shtunës në Romë, ku policia qëlloi ndaj një 44-vjeçari ganez që kërcënonte efektivët me një thikë të madhe në dorë, përcjell Gazeta Sinjali.

Ganezi nuk shkaktoi të lënduar, por ishte agresiv dhe refuzonte të hidhte thikën në tokë. Ai u paralajmërua nga policia, por i kërcënoi agjentët, të cilët u detyruan ta qëllonin me armë për ta neutralizuar.

44-vjeçari me precedentë të mëparshëm penal u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën./Gazeta Sinjali/