Pas paraqitjes së provave nga ana e mbrojtës, prokurorisë dhe Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt në Gjykatën e Apelit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, pritet vetë shpallja e aktgjykimit.
Zëdhënësja e Dhomave të Specializuara të Kosovës Angela Griep, ka treguar se më 1 dhe 2 dhjetor, Dhoma e Gjykatës së Apelit mbajti seancën e apelit në çështjen gjyqësore Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.
Sipas saj gjatë seancës, Mbrojtja dhe Prokuroria paraqitën argumentet e tyre dhe po ashtu Panelit të Apelit iu drejtuan edhe z. Gucati dhe z. Haradinaj.
“Paneli i Gjykatës së Apelit do të nxjerrë aktgjykimin në këtë çështje gjyqësore në kohën e duhur”, tha zëdhënësja Griep.