image Pandemia izolon botën, 87 për qind më pak aplikime për azil në BE

Botë

Pandemia izolon botën, 87 për qind më pak aplikime për azil në BE

news image

Pandemia ka ndikuar që numri i kërkesave për azil në Evropë të pësojë rënie 87 për qind në prill, krahasuar me fillimin e vitit, për shkak të kufizimeve në lëvizje për shkak të pandemisë së re të koronavirusit, njoftoi sot Zyra Evropiane e Azilit (EASO).

Për shkak të mbylljes së kufijve të jashtëm të BE-së dhe kufizimeve të lëvizjes brenda zonës Shengen, numri i kërkesave për azil ka rënë dukshëm pasi ra me 43% në mars.

“Vetëm 8,730 aplikime për azil janë regjistruar në prill në shtetet anëtare të BE-së, Norvegjia dhe Zvicra, e cila është më e ulëta që nga viti 2008, dhe korrespondon me një rënie të madhe prej 87 për qind nga nivelet para COVID-19 në janar dhe shkurt” , thuhet në raport.

Sidoqoftë, ky numër është pothuajse dhjetë herë më i lartë se kalimet ilegale të kufijve evropianë në të njëjtën periudhë, nga të cilat, sipas Frontex, ishin 900.

Kjo tregon nevojën për të mbrojtur azilkërkuesit edhe përkundër pezullimit të përkohshëm të regjistrimit të këtyre aplikacioneve në disa vende.

Rënia e madhe vjen për faktin se qytetarët e Amerikës Latine, Venezuela dhe Kolumbia, mbi të gjitha, nuk mund të vinin në territorin evropian në prill: kërkesat Venezuelës ranë nga 5013 në janar në vetëm 80 në prill. Kishte 64 kërkesa nga Kolumbia nga 5252 sa ishin në janar.

EASO pret një rritje të vogël të numrit të kërkesave për azil në muajt pas lehtësimit të masave të izolimit dhe kjo tashmë po ndjehet sipas të dhënave të para për muajin maj./ Gazeta Sinjali/