Po raportohet se panairi i veturave pritet të mbahet në Munih këtë vit, nga 18 shtatori deri më 3 tetor.
Mediat gjermane njoftojnë se Volkswageni ka konfirmuar se Skoda dhe Seati nuk do të marrin pjesë në këtë panair.
Ndërsa Volksageni, Audi dhe Porsche tashmë kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre, shkruan carscoops.
Numri i kompanive pjesëmarrëse është ende në pikëpyetje pasi që shumë prodhues të automjeteve janë ende duke menduar nëse do të fillojnë të shpenzojnë miliona euro kur panairi nuk është ende i sigurt për shkak të pandemisë me koronavirus. /Gazeta Sinjali/