image Pamjet nga lart shfaqin fluturimin e raketave ruse afër Kievit

Botë

Pamjet nga lart shfaqin fluturimin e raketave ruse afër Kievit

news image

Sot kemi hyrë në ditën e 11-të të agresionit rus që po kryen ndaj Ukrainës.

Luftimet atje nuk kanë të ndalur teksa Rusia po përpiqet ta sigurojë kryeqytetin ukrainas.

Shërbimi ukrainas i Radios Evropa e Lirë ka siguruar pamje të xhiruara nga droni, të cilat shfaqin ato që besohet të jenë raketa ruse të tipit “Grad”, duke u hedhur në rajonin e Kievit, më 5 mars.

Xhirimet janë bërë nga vullnetarët që po i ndihmojnë ushtrisë ukrainase.

Ata nuk kanë treguar vendndodhjen e saktë, për arsye të sigurisë.

/GazetaSinjali/