image Policët shqelmojnë qytetarin e prangosur në Gjilan (PAMJE)

Siguri

Policët shqelmojnë qytetarin e prangosur në Gjilan (PAMJE)

news image

Një qytetar në Gjilan pretendon se në muajin korrik është keqtrajtuar nga dy zyrtarë policor derisa ishte nën pranga, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar se njëri prej zyrtarëve ishte i Njësisë Speciale dhe po e mbante të arrestuarin me gjunjë. Mirëpo ky zyrtar ka qenë jashtë detyrës zyrtare, sepse nuk e kishte të veshur uniformën.

Ndërsa, në video shihet se polici tjetër, i veshur me uniformë të Policisë, dyshohet se e godet me shqelma të arrestuarin, i cili nuk shfaqë rezistencë ndaj tyre.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se arsyeja e kësaj dhune ka qenë parkimi i veturës në rrugë.

Përveç, zyrtarëve policorë dhe të arrestuarit, në vendngjarje kanë qenë edhe qytetarë të tjerë, të cilët kanë ngritur zërin kundër dhunës së shfaqur nga policët.

Sinjali iu sjellë pamjet:

/GazetaSinjali/