image Pamje tronditëse: Babai torturon vajzën e tij 1 vjeçe

Botë

Video/ Pamje tronditëse: Babai torturon vajzën e tij 1 vjeçe

news image

Një video tronditëse ku shihet një prind teksa dhunon fëmijën e tij po qarkullon me shpejtësi në rrjet. Pamjet e rënda kanë shokuar të gjithë botën dyshohet se janë regjistruar në Dubai.

Në video shihet babai i një foshnje vajzë, që nuk është më shumë se 1-vjeç, i cili qëllon me shpullë pa pikë mëshire mbi të. Ende nuk është zbuluar identiteti i burrit arab që vetëm baba nuk mund ta quash.

Kjo video ka shkaktuar reagime të ashpra nga shumë komentues, të cilët bëjnë thirrje të ndalohet abuzimi dhe dhuna ndaj fëmijëve. Pamjet janë vërtetë të rënda dhe këshillohet që të mos shihen nga persona që vuajnë nga zemra dhe që janë “të dobët”.

Video tronditëse me siguri që ka përfunduar edhe në dorën e autoriteteve policore, të cilat mendohet të kenë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e “monstrës” që rreh foshnjën.