Hedhja e mbeturinave në mjedis konsiderohet si një problem i shëndetit publik, duke qenë një mjedis i kulturës për patogjenë të ndryshëm që shkaktojnë sëmundje. Nga ana tjetër, akumulimi i mbetjeve përbën një problem estetik, raporton Gazeta Sinjali.
Pamje të shëmtuara janë shfaqur edhe në oborrin e Ministrisë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ku në afërsi të kontejnerëve mbeturinave janë hedhur gjithandej nëpër tokë.
Sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë dërguar video nga atje, ku shihen kontejnerë të mbushur plot, bërlloku është hedhur nëpër tokë duke u shpërndarë edhe më shumë nga qentë endacakë.