image Punëtorët e kompanisë “Ambienti” në Pejë protestojnë sot

Sociale

Punëtorët e kompanisë “Ambienti” në Pejë protestojnë sot

news image

Sindikata e Kompanisë “Ambienti” në Pejë, kanë paralajmëruar se do të protestojnë sot para objektit të kësaj ndërmarrjeje, nga ora 07:00 deri në orën 09:00, raporton Gazeta Sinjali.

Punëtorët e kësaj kompanie publike po pretendojnë se anëtarët e bordit të kësaj ndërmarrjeje kanë vjedhur para të ndërmarrjes.

Për këto akuza ata thonë se posedojnë edhe dëshmi, prandaj sot përmes protestës do t’i shprehin pakënaqësitë e tyre për këtë çështje.

/GazetaSinjali/